Ndërlidhjet

"Vëllazëria Myslimane" do kthehet në parti



"Vëllazëria Myslimane" tha se do të krijojë parti politike sapo të hiqen kufizimet ligjore të kohës së Mubarakut, të cilat pengonin krijimin e partive politike.

Ndonëse Mubaraku ligjërisht e ka ndaluar grupin konservtiv nga jeta politike, administrata e tij e ka toleruar këtë formacion për aq kohë sa nuk e sfidon pushtetin e tij.

Në të tjera zhvillime udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit i kanë bërë thirrje punëtorëve dhe drejtuesve të tyre që të ndalojnë grevat dhe protestat. Ushtria të dielën pezulloi kushtetuën dhe shpërndau parlamentin, ashtu siç ishte paralajmëruar. Brenda gjashtë muajsh duhet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Egjipt.
XS
SM
MD
LG