Ndërlidhjet

Protestë kundër getoizimit të Kosovës


Disa dhjetëra përfaqësues të organizatave joqeveritare, të bashkuara në "Koalicionin për Demokraci", kanë protestuar në qendër të Prishtinës nën moton "Kundër getoizimit të Kosovës".

Kryetari i këtij koalicioni, Sejdi Demiri, tha se protesta bën thirrje "kundër bllokadës ekonomike të Kosovës si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë".

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: "Ne jemi Evropë", "Evropa nuk mund të na diskriminojë", "Duam liri të lëvizjes" dhe "Kosova është Evropë".

Protesta ka kaluar në mënyrë paqësore ndërsa për sigurinë janë kujdesur forcat e Policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG