Ndërlidhjet

Ambasada amerikane paralajmëron për mashtrime me vizat


Ambasadat e SHBA-ve në Shkup dhe Prishtinë, përmes një njoftimi, kanë paralajmëruar qytetarët "të mos bien në grackën e mashtruesve për gjoja viza përmes lotarisë".

Ato këshillojnë opinionin publik që të ketë kujdes "nga mashtrimet përmes postës, postës elektronike (e-mail) ose telefonit, që njoftojnë qytetarët kosovarë se kanë fituar në lotarinë për viza të shumëllojshme amerikane".

Ambasadat theksojnë se Qeveria e SHBA-ve nuk do të dërgojë/njoftojë fituesit e lotarisë për viza të shumëllojshme të këtij viti (zyrtarisht e njohur si DV Lottery 2012).

"Duke filluar nga 1 maji 2011 deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e tyre përmes Kontrollimit të statusit të aplikuesit (Entry Status Check) në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov.", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG