Ndërlidhjet

logo-print

Jordania heq kufizimet për tubimet publike


Protestat në Jordani nuk do të kenë nevojë për lejen e qeverisë, ndonëse protestuesit duhet t’i njoftojnë autoritetet dy ditë përpara për tubimet.

Ministria e Brendshme tha se propozimi i është dorëzuar kabinetit qeveritar, i cili pritet ta miratojë së shpejti.

Gjatë javëve të fundit, protestuesit jordanezë kanë kërkuar nga qeveria të heqë kufizimet ndaj fjalës së lirë dhe tubimeve.

Mbreti Abdullah është përgjigjur duke premtuar më shumë liri dhe ndryshimin e ligjeve të nevojshme.
XS
SM
MD
LG