Ndërlidhjet

PDK-AKR: Marrëveshja këtë javë


Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka arritur marrëveshje për koalicion qeverisës me PDK-në.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka arritur marrëveshje për koalicion qeverisës me PDK-në.
Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës Kosova e Re shprehin shpresën se do ta rrumbullakojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës brenda dy-tri ditësh. Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit tashmë të shpërndarë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, zhvendosën datën e konstituimit të përbërjes së re të legjislaturës së Kosovës nga 24 për datën 21 shkurt.


Dakordimi i Partisë Demokratike të Kosovës që lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, të kandidohet për president të Kosovës u konsiderua si hap vendimtar në arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet këtyre dy partive politike.

Sipas zyrtarëve të të dyja subjekteve, tani negociatat po shtrihen në ndarjen e ministrive dhe posteve tjera nën-ministrore.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu besimin se marrëveshja për koalicion do të finalizohet gjatë kësaj jave.
Besojmë që dy-tri ditët e ardhshme pritet qartësim edhe për çështjet që ndërlidhen me përfaqësimin e AKR-së në numra të caktuar të ministrive...


“Çështja themelore për këto biseda ka qenë pozicioni i presidentit. Tani kur Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’i japë presidencën AKR-së, besojmë se gjithçka do të ndryshojë edhe sa u përket pozicioneve të tjera. Besojmë që dy-tri ditët e ardhshme pritet qartësim edhe për çështjet që ndërlidhen me përfaqësimin e AKR-së në numra të caktuar të ministrive, të PDK-së, por edhe të partnerëve tjerë”
, deklari Memli Krasniqi.

Krasniqi tha se pjesë e koalicionit do të jetë edhe Lista Ibrahim Rugova, sikurse edhe pakicat.

Marrëveshja për presidentin i zhbllokon bisedimet dhe hap rrugën e marrëveshjes për ndarjen e ministrive, vlerësoi nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli.

Edhe Makolli tha së pret që marrëveshja të qartësohet gjatë dy-tri ditëve në vijim. Ai sqaroi pozicionin fillestar të AKR-së në këto negociata, por tash për tash ai nuk mund ta parashikojë se sa dhe cilat ministri do t’i takojnë AKR-së.

“Ajo që ne i kemi ofruar PDK-së pas ofertës së saj të parë ka qenë dhe vazhdon të jetë posti i presidentit, një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri për Koalicionin për Kosovë të Re. Natyrisht, njëri pozicion është i përfunduar, ai i presidentit, ndërkaq ka mbetur të diskutohet qoftë për numrin, pastaj edhe për emrat e bartësve të mundshëm të këtyre dikastereve”
, u shpreh Makolli.

Kryesia e Kuvendit tashmë të shpërndarë të Kosovës, e cila funksionon deri në konstituimin e legjislaturës së re, vendosi të martën që seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, të mbahet më 21 dhe jo më 24, siç ishte marrë vendim javën e kaluar.

Në këtë seancë do të zgjidhen kryetari dhe Kryesia e re e Kuvendit. Përshpejtimi i seancës, u tha se ndërlidhet me përafrimin e marrëveshjes për qeverinë e re.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, i cili ditë më parë kishte marrë mbështetjen e Kryesisë së PDK-së për postin e ardhshëm të presidentit, tha se nuk ndihet i tradhtuar nga partia e tij, pas vendimit më të ri që ta mbështesë kandidaturën e Pacollit për president.
Koalicionet dhe bisedimet për koalicione nënkuptojnë edhe kompromiset dhe më ka rënë hise që unë të jem viktima e
kompromiseve.


“Jo nuk ndihem i tradhtuar. Koalicionet dhe bisedimet për koalicione nënkuptojnë edhe kompromiset dhe më ka rënë hise që unë të jem viktima e kompromiseve”,
tha Krasniqi.

Qeveria e re e Kosovës është paralajmëruar se do t’i ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeminstra. Jozyrtarisht thuhet se Partia Demokratike e Kosovës mund të marrë 7 deri në 8 ministri, AKR-ja apo Koalicioni për Kosovën e Re 4 ministri, Lista Ibrahim Rugova 1, si dhe pakicat 3 deri në 4 ministri, varësisht marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG