Ndërlidhjet

Obama: Rajoni t’iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të popullit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se vendet e Lindjes së Mesme duhet të njohin urinë e popullit të tyre për ndryshime dhe të sigurojnë një rrugë paqësore drejt mundësive më të mëdha.

Duke iu referuar protestave që çuan në largimin e predidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, Obama tha se duket qartë që brezi i ri bën thirrje për më shumë liri.

Presidenti amerikan shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitetin e rajonit, derisa protestat antiqeveritare janë përhapur në Iran, Bahrein, Jemen e gjetiu.

Ai bëri thirrje për një përgjigje paqësore, duke dënuar dhunën e autoriteteve iraniane ndaj mbështetësve të demokracisë.
XS
SM
MD
LG