Ndërlidhjet

logo-print

Thirrje Bjellorusisë për lirimin e të burgosurve politikë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i është bashkuar Austrisë dhe vendeve të Vishegradit - Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë - në denoncimin e qeverisë së Lukashenkos, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, duke cituar deklaratën e miratuar në takim, tha:

“Ne zgjerojmë thirrjen tonë të vendosur për autoritetet në Bjellorusi, për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë”.

Kryeministri i Ukrainës, Mikola Azarov, ka marrë pjesë në takim, por nuk e ka nënshkruar dokumentin.

Bashkimi Evropian ka rivendosur regjimin e vizave për Lukashenkon dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë, në përgjigje të shtypjes së dhunshme të protestuesve gjatë protestave paszgjedhore.
XS
SM
MD
LG