Ndërlidhjet

logo-print

Kajro: Armata do të dorëzojë pushtetin për 6 muaj


Udhëheqësia ushtarake e Egjiptit shpreson t’i dorëzojë përgjegjësitë te qeveria e zgjedhur brenda gjashtë muajsh.

Deklarata e ushtrisë për tranzicionin vlerësohet si shenjë pozitive drejt përmbushjes së premtimeve për vendosjen e rendit demokratik.

Këshilli i Forcave të Armatosura po ashtu ka formuar ekipin e ekspertëve për të bërë ndryshimet kushtetuese - të mjaftueshme për lejimin e zgjedhjeve demokratike gjatë vitit.

Ndryshimi i kushtetutës pritet të ndodhë brenda 10 ditësh.
XS
SM
MD
LG