Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Bashkëpunim i gjatë me OKB për Kosovën


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mbrëmë ka shprehur përkushtim të punoj më për së afërti me Kombet e Bashkuara për implementimin e programeve për çështjet prej luftimit të terrorizmit e deri te rritja e sigurisë në Internet.

OSBE-ja, me 56 shtete anëtare, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se do ta shtoj bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara në Afganistan, Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin e ngushtë që ne kemi me OKB-në në mbajtjen e paqes ndërkombëtare dhe të sigurisë”, tha ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së OSBE-së.

Mëtutje, ai e ka theksuar Kosovën si “shembull për një kohë të gjatë” të bashkëpunimit OKB-OSBE, prej vitit 1999, kur forcat e NATO-s i dëbuan forcat e sigurisë së Serbisë, të akuzuara për mizori kundër shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG