Ndërlidhjet

logo-print

CBS: Reporterja u keqtrajtua seksualisht në Kajro


Rrjeti televiziv në Shtetet e Bashkuara, CBS, tha se korrespondentja Lara Logan, ishte rrahur dhe keqtrajtuar seksualisht nga masa në sheshin Tahrir në Kajro, derisa po raportonte për festimet, pas lajmit për largimin e ish presidentit Hosni Mubarak.

Sipas rrjetit CBS, më 11 shkurt, reporterja Logan dhe ekipi i saj ishin duke e mbuluar ngjarjen për programin “60 minuta”, kur ata u rrethuan “nga masa prej më se 200 njerëzve dhe goditeshin në mënyrë të ashpër”.

Gazetarja Logan ishte ndarë nga pjesa tjetër e ekipit derisa përpiqeshin të largoheshin nga hapësira. “Ajo ka pësuar sulm brutal seksual dhe është rrahur, para se të shpëtohej nga një grup i femrave egjiptiane dhe i afro 20 ushtarëve të Egjipit”, njoftoi CBS.

Ajo të nesërmen u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe po shërohet në spital.
XS
SM
MD
LG