Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar i Zelandës së Re


Një ushtar i Zelandës së Re është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Afganistan.

Ushtria e këtij vendi njoftoi sot se incidenti ndodhi në provincën Bamiyan, ku është i vendosur ekipi i Zelandës së Re për rikonstruktim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ky shtet ka së paku 140 vetë të përfshirë në punët e rikonstruktimit në Bamiyan, ndërsa një forcë tjetër e ndarë, prej afro 70 pjesëtarësh të forcave speciale të Zelandës së Re, operon në kryeqytetin Kabul.
XS
SM
MD
LG