Ndërlidhjet

Trazirat shpërthejnë edhe në Libi


Në qytetin libian Bengazi janë zhvilluar përleshje të ashpra ndërmjet protestuesve dhe forcave policore. Rreth 10 persona u plagosën kur turma e zemëruar me arrestimin e një aktivisti për të drejtat e njeriut, sulmoi me gurë policinë.

Trazirat e sotme janë të parat në Libi që kur kanë nisur kryengritjet popullore në rajon.
Ndërkohë, televizioni shtetëror trasmetoi pamjet e një tubimi në kryeqytetin Tripoli, në mbështetje të liderit të Libisë, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG