Ndërlidhjet

Bahreini vazhdon protestat


Autoritetet në Bahrein po përgatiten për një ditë tjetër protestash. Mijëra njerëz kanë kaluar natën në shesh, duke ndjekur shembullin e Egjiptit.

Dy protestues tashmë kanë humbur jetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për dhunën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje.

Bahareini është aleat strategjik i SHBA-ve dhe bazë e Njësisë së pestë të marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG