Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, përpjekje për zbutje tensionesh me Pakistanin


Senatori amerikan, Xhon Keri, ka thënë se Rejmond Dejvis do t’i nënshtorohet një hetimi penal në Shtetet e Bashkuara, nëse lirohet nga autoritetet pakistaneze.

Islamabadi ka arrestuar Dejvisin, pasi ky i fundit ka qëlluar për vdekje dy persona në qytetin Lahore. SHBA-të pohojnë se Dejvis ishte punëtor i konsullatës amerikane dhe se ka vepruar në vetëmborjtje.

Ky rast ka tendosur marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit, që është një aleat i rëndësishëm në luftën kundër terrorit.

Gjatë qëndrimit në Lahore, senatori Keri ka shpehur keqardhje për jetët e humbura, por ka këmbëngulur në lirimin e Dejvisit, meqë ka imunitet diplomatik.
XS
SM
MD
LG