Ndërlidhjet

Mitrovicë: Tre të arrestuar për armë pa leje


Tre persona të dyshuar janë arrestuar në tri raste të ndara nga hetuesit policorë në veri të Mitrovicës, për posedim të armëve ilegale.

Policia e Kosovës bën të ditur se dy të dyshuar janë të përkatësisë etnike serbe, ndërsa i treti boshnjak.

Të dyshuarit e arrestuar, pas deklaratave të marra në polici, me vendim të prokurorit publik, janë liruar në procedurë të rregullt të paraqitjes së tyre në gjykatën kompetente, thuhet në njoftimin e policisë.
XS
SM
MD
LG