Ndërlidhjet

Përleshje në Jemen


Protestuesit antiqeveritarë dhe mbështetësit e presidentit Ali Abdullah Saleh janë përleshur sërish në kryeqytetin jemen.

Studentët e tubuar pranë Universitetit të Sanas janë penguar të marshojnë drejt qendrës së qytetit nga përkrahësit e regjimit, të cilët i sulmuan me shkopinj, gurë dhe thika.

Policia ka shtënë në shenjë paralajmërimi, por raportohet se nuk ka qenë në gjendje të mbajë kontrollin e palëve.

Katër persona janë lënduar në ditën e katërt të protestave kundër regjimit.
XS
SM
MD
LG