Ndërlidhjet

Përplasen protestuesit në Teheran

  • RFE /RL

Teheran, 16 shkurt 2011.

Teheran, 16 shkurt 2011.

Përkrahësit e qeverisë iraniane janë përplasur me kundërshtarët e tyre gjatë ceremonisë përkujtimore për vrasjen e një studenti, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më parë.

Sani Zhaleh u vra të hënën gjatë protestës antiqeveritare, që ishte më e madhja në më shumë se një vit.

Të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën. Opozita pohoi se ai ishte pjesëmarrës i protestës, por qeveria tha se ai ishte pjesëtar i forcave të sigurisë dhe u vra nga grupi rebel Muxhahedinët e Iranit.

Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohseni Exheje, paralajmëroi se do të ndërmerren veprime kundër liderëve të opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, të cilët bënë thirrje për demonstratat e së hënës.

Dje, deputetët radikalë në parlament i ftuan autoritetet që t'i nxjerrin para gjyqit dhe t'i ekzekutojnë dy liderët opozitarë.

Demonstratat u thirrën në shenjë solidariteti me protestuesit egjiptianë, por u shndërruan në protestë kundër qeverisë.

Televizioni shtetëror njoftoi se autoritetet kanë bërë thirrje për demonstrata të premten për ta denoncuar lëvizjen e "ligë" opozitare. (v.p.)


Pamje nga protestat antiqeveritare që rezultuan me dy të vdekur...

XS
SM
MD
LG