Ndërlidhjet

logo-print

Berluskoni nuk shqetësohet nga akuzat



Silvio Berluskoni tha se nuk është i shqetësuar nga akuzat se ka pasur marrëdhënie seksuale me një minorene dhe ka abuzuar me pushtetin.

Në komentet e para pas ngritjes së aktakuzës, 74 vjeçari Berluskoni tha se ai synon t'i përfundojë dy vitet e mbetura të mandatit si kryeministër i Italisë.

Seanca e parë dëgjimore është caktuar për 6 prill në Milano.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me 15 vjet burg.

Berluskoni vazhdimisht i ka mohuar akuzat.

Skandali është sfida më e madhe në karierën politike të Berluskonit, i cili shpesh herë është përballur me pretendime për korrupcion.
XS
SM
MD
LG