Ndërlidhjet

Vetëvendosje reagon për datën e mbledhjes konstituive



Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar kundër vendimit të kryesisë së Kuvendit që mbledhja konstitutive e përbërjes së re të mbahet më 21 shkurt, e jo në 24 shkurt siç ishte caktuar.

Për ndryshimin e datës nuk u pyetën subjektet politike, ndërsa lëvizja Vetëvendosje e mësoi vendimin nga mediat, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje i kundërshton "praktikat e tilla jodemokratike të vendimmarrjes institucionale, të cilat subjektet politike i trajtojnë si dekor apo objekte që duhet t’i përshtaten vendimeve arbitrare. Ne jemi për institucione politike të cilat funksionojnë në mënyrë demokratike, ku ka llogaridhënie dhe transparencë", thuhet në reagim.
XS
SM
MD
LG