Ndërlidhjet

SHBA do vazhdojnë të ndihmojnë ushtrinë e Egjiptit


Kryeushtaraku i Shteteve të Bashkuara i tha Kongresit se ndihma ushtarake për Egjiptin ka pasur "vlerë të pallogaritshme", meqë e ka ndihmuar ushtrinë të bëhet më e aftë dhe profesionale.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura, admirali Majk Mullen, i bëri këto komente në Komitetin e Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve.

Mullen tha se "ndryshimet" në ndihmën apo asistencën duhet të shqyrtohen me kujdes, dhe pasi të vlerësohen efektet afatgjata.

SHBA i japin Egjiptit ndihma ushtarake prej 1.3 miliardë dollarë në vit.
XS
SM
MD
LG