Ndërlidhjet

Feith u uron kosovarëve tre vjetorin e pavarësisë



Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith e ka uruar popullin e Kosovës me rastin e trevjetorit të pavarësisë.

Kosova ka bërë "progres të konsiderueshëm. Ajo i ndërton institucionet demokratike të cilat po funksionojnë gjithnjë më efektshëm për të siguruar një Kosovë të suksesshme, të qëndrueshme, stabile dhe që i kontribuon perspektivës evropiane dhe euroatlantike" të vendit, thotë Feith.

“Dëshiroj ta ripohoj përkushtimin e shteteve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe u bëj thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë”, thuhet në urim.
XS
SM
MD
LG