Ndërlidhjet

logo-print

CIA: Po të kapej, Bin Ladeni do shkonte në Guantanamo



Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, tha se nëse Shtetet e Bashkuara do t'i kapnin liderët kryesorë të Al Kaidës, Osama bin Laden apo Ayman al-Zauahiri, ata me siguri do të dërgoheshin në burgun ushtarak në Guantanamo.

Paneta foli për kapjen hipotetike të tyre duke u përgjigjur në pyetjen e një senatori gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Prokurori i përgjithshëm, Erik Holder ka thënë se ai nuk pret që kreu i Al Kaidës të kapet i gjallë.

Tashmë 10 vjet Shtetet e Bashkuara përpiqen t'i kapin bin Ladenin dhe Zauahirin, për të cilët zyrtarët e inteligjencës besojnë se fshehen në Pakistanin veriperëndimor.
XS
SM
MD
LG