Ndërlidhjet

SHBA: Hapet projekti për dialogun strategjik social



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton e ka hapur dialogun e parë strategjik me anëtarë të shoqërisë civile, duke u zotuar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aktivistët e të drejtave të njeriut.

Para diskutimeve me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga më shumë se 20 vende, Klinton tha se Uashingtoni do ta rritë dukshëm finansimin për punën e tyre.

Ajo gjithashtu shpalli themelimin e një "fondi ndërkombëtar" për ndihma të shpejta, përfshirë mbështetjen legale dhe pajisje të komunikimit për OJQ-të që janë në shënjestër të qeverive.
XS
SM
MD
LG