Ndërlidhjet

Rama sërish në protestë për zgjedhje të reja



Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama e ka mohuar mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të 8 majit dhe ka thënë se situata aktuale zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk e kemi konsideruar si të vlefshëm bojkotin e zgjedhjeve vendore. Për ne zgjidhja e plotë e kësaj krize është me zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë Rama, i cili ka rikonfirmuar protestën e 18 shkurtit.

“Të premten do rikthehemi në bulevard edhe në emër të atyre që u vranë më 21 janar edhe për ata që janë vrarë më parë dhe që drejtësia nuk është lejuar të hetojë”, ka shtuar Rama.
XS
SM
MD
LG