Ndërlidhjet

Bahrejn: Raportohet për dy të vrarë, pas ndërhyrjes së policisë


Grupet opozitare në Bahrejn thonë se dy vetë janë vrarë dhe së paku 50 të tjerë janë plagosur, kur policia në kryeqytetin Manama, ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka shtënë me plumba gome, për t’i shpërndarë qindra protestues nga sheshi kryesor i qytetit, këtë mëngjes.

Anëtari opozitar i Parlamentit, Ibrahim Mattar, e ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe tha se më tepër njerëz gjenden në spital në gjendje kritike.

Derisa protestat kanë hyrë në ditën e katërt me radhë, policia papritmas ka ndërhyrë në shesh, ku protestuesit e kishin ndërtuar një kamp.

Mijëra protestues shiitë po demonstrojnë prej fillimit të kësaj jave, duke kërkuar të drejta më të mëdha, në këtë vend ku familja e myslimanëve sunitë sundon ndaj popullatës shumicë shiite.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se sheshi i kryeqytetit ishte pothuajse i zbrazët, pas ndërhyrjes së policisë.

Më herët gjatë javës janë vrarë dy demonstrues.

Më herët këtë javë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përmbajtje në Bahrejn, që është aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe bazë e Flotës së Pestë të Marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG