Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Bajden viziton Rusinë, Finlandën dhe Moldavinë


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, do të udhëtoj për në Rusi, Finlandë dhe Moldavi, gjatë muajit të ardhshëm.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Bajden, do të niset për në turne më 7 mars.

Agjencitë ruse të lajmeve më herët kanë raportuar se zëvendës presidenti amerikan do të qëndroj në Moskë, për ta përgatitur rrugën për një vizitë eventuale të presidentit Barak Obama.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të thotë nëse Obama planifikon ta vizitoj Rusinë këtë vit.
XS
SM
MD
LG