Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Anulohen planet për kalimin e anijeve iraniane në Suez


Një zyrtar i Autoritetit të Kanalit të Suezit thotë se planet e dy anijeve të marinës iraniane, për ta kaluar këtë kanal strategjik për në Mesdhe, janë anuluar.

Ky zyrtar, që ka refuzuar të identifikohet, tha se nuk është caktuar datë e re për ta kaluar Kanalin e Suezit.

Sot, më herët gjatë ditës, një anëtar i bordit të kanalit tha se luftanijet e secilit vend, duhet të kenë leje për kalim nga ministria e mbrojtjes dhe ajo e jashtme e Egjiptit.

Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, tha se dy luftanije iraniane kishin pasur plane për ta kaluar kanalin gjatë natës në rrugë për në Siri. Këto plane ai i përshkruajti si “provokim”.
XS
SM
MD
LG