Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata e shtynë rastin e amerikanit të burgosur


Një gjykatë pakistaneze sot e ka shtyrë seancën, në të cilën pritej të vendosej nëse një punëtor i ambasadës së Shteteve të Bashkuara, i burgosur për vrasjen e dy shtetasve në Pakistan, ka imunitet diplomatik.

Kjo seancë është shtyrë deri më 14 mars, me kërkesën e qeverisë, që të ketë më tepër kohë për ta përgatitur pikëpamjen e saj lidhur me këtë çështje.

Rasti i amerikanit Raymond Davis, i cili thotë se i ka vrarë dy njerëz në vetëmbrojtje, më 27 janar në Lahore, i ka tensionuar raportet ndërmjet Pakistanit e Shteteve të Bashkuara.

Senatori amerikan, John Kerry, ishte në Pakistan këtë javë, për ta paraqitur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, se zoti Davis ka imunitet diplomatik dhe se duhet të lirohet.

Mijëra pakistanezë kanë bërë thirrje që John Davis të gjykohet për vrasje.

Senatori Kerry ka premtuar se Davis do të ballafaqohet me hetime penale në Shtetet e Bashkuara, nëse lirohet.
XS
SM
MD
LG