Ndërlidhjet

Klinton uron trevjetorin e pavarësisë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ia ka uruar Kosovës trevjetorin e pavarësisë, duke thënë se Uashingtoni është i përkushtuar për ardhmërinë e saj.

Shtetet e Bashkuara “janë të përkushtuara për të ardhmen tuaj dhe ne jemi të nderuar të jemi miqtë dhe partnerët tuaj”, thuhet në deklaratën e zonjës Klinton.

“Ju po e vijëzoni të ardhmen e re për vendin tuaj dhe për rajonin”, tha Hillari Klinton dhe shtoi se përvjetori është “rast i përshtatshëm për liderët e zgjedhur të Kosovës, ta forcojnë përsëri përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë dhe transparencë, që janë esenciale për përmbushjen e integrimit evro-atlantik”.

Zonja Klinton tha se ishte “e impresionuar me premtimet e një vendi aq të ri”, gjatë vizitës së saj në tetor të vitit të kaluar, kur ajo ishte pritur me brohoritje nga masa e njerëzve, që i valvitnin flamujt amerikanë dhe mbanin parulla falënderimi për Shtetet e Bashkuara. (f.b.)
XS
SM
MD
LG