Ndërlidhjet

logo-print

Bahrejn: Së paku 4 të vrarë, pas ndërhyrjes së policisë


Policia në Bahrejn, duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke shtënë me plumba gome, ka ndërhyrë në një kamp të protestuesve në pjesën qendrore të kryeqytetit Manama, sot herët në mëngjes, derisa qeveria po përpiqet t’i shuaj tri ditë të protestave.

Raportohet se së paku katër vetë janë vrarë gjatë ndërhyrjes, ndërsa afro 150 të tjerë janë plagosur.

Gjatë protestave më herët këtë javë ishin vrarë dy pjesëmarrës.

Pas ndërhyrjes në orët e hershme, disa makina të blinduara dhe tanke janë vendosur në kryeqytet.

Lideri i partisë kryesore opozitare shiite Wefaq, Abed al-Jalil Khalil, ndëryrjen e sotme vdekjeprurëse të policisë e ka përshkruar si “terrorizëm”.

Protestuesit kërkojnë reforma politike në këtë vend, ku dinastia sunite e sundon popullatën shumicë shiite.

Më herët këtë javë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përmbajtje në Bahrejn, që është aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe bazë e Flotës së Pestë të Marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG