Ndërlidhjet

Dy gjyqe për Sheshelin në Hagë



Më 22 shkurt fillon në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë gjykimi i dytë i Vojisllav Sheshelit, udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe.

Shesheli akuzohet për nxjerrjen e identitetit të 11 dëshmitarëve të mbrojtur, përfshi emrat, profesionet dhe vendbanimet e tyre në një libër që mban autorësinë e Sheshelit.

Ky është gjykimi i dytë i Sheshelit në Hagë, pasi aktualisht nga po kjo gjykatë ai akuzohet për krime lufte kundër popullsive jo serbe mes viteve 1991-1994. Bëhet fjalë për krime të kryera në Bosnje, Kroaci dhe Vojvodinë.
XS
SM
MD
LG