Ndërlidhjet

Ushtria kontrollon kryeqytetin e Bahareinit



Ushtria në Baharein ka marrë nën kontroll pikat kyçe të kryeqytetit dhe ka ndaluar çdo lloj tubimi me qëllim të kthimit të rendit.

Mijëra protestues kishin zënë sheshin Perla që nga e marta. Së paku katër persona janë vrarë dhe 150 janë plagosur gjatë përleshjeve mes protestuesve anti-qeveritarë dhe forcave të rendit.

Protestuesit kërkojnë reforma politike në mbretërinë e drejtuar nga një dinasti sunite, në vendin me shumicë shiite.

Protestat në Baharein janë pjesë e valës së trazirave që ka mbërthyer botën arabe.
XS
SM
MD
LG