Qytetarë të shumtë nga anë të ndryshme të Kosovës, kanë ardhur në Prishtinë për të festuar trevjetorin e pavarësisë. Një koncert për fëmijë, i organizuar nga komuna e Prishtinës, ishte pikëtakim, jo vetëm për fëmijët. Flamuj shtetërorë e kombëtarë ishin më të kërkuarit, ndërsa stenda me ushqime e pije janë ngritur përgjatë tërë sheshit Nënë Tereza. Qytetarët, ndërkaq, presin ditë më të mira në përvjetorët tjerë të shtetit të ri.
Video: Albana Isufi
Video: Albana Isufi