Ndërlidhjet

logo-print

Prani e fuqishme e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi



"Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol aktiv dhe duhet të jenë të pranishme në të gjitha fazat e dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Ne jemi të bindur se pa një prani të fuqishme amerikane kosovarët do të kenë pak ose aspak besim në proces dhe dialogu do të dështojë", thuhet në një letër drejtuar presidentit Barak Obama.

Letra është nënshkruar nga kongresisti Eliot Engëll dhe 20 anëtarë të Kongresit amerikan me rastin e 3 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

"Ne besojmë vendosmërisht se miqësia dhe mbështetja nga Shtetet e Bashkuara mbetet kritike për Kosovën, që ajo të zërë vendin e drejtë në mesin e vendeve të Evropës", thuhet në letër.

Rreth 20 kongresistët amerikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre se futja e Serbisë në Bashkimin Evropian përpara zgjidhjes së problemeve me Kosovën do t'i mundësonte Serbisë që të bllokonte anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në Union. "Kjo do të ishte katastrofë për Ballkanin dhe rrezikon ta kthejë Kosovën në vrimë të zezë të rajonit".
XS
SM
MD
LG