Ndërlidhjet

Identifikimi i të pagjeturve në Kosovë, në pikë të vdekur



Komiteti Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur ka iniciuar programin në internet, që synon zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftërave në Ballkan.

«Qendra e kërkimit në internet është një mjet që do të përmirësojë ndjeshëm transparencën dhe llogaridhënien në kërkimin e personave të zhdukur», deklaroi Kethrin Bomberger, drejtore e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur.

«Të afërmit e të zhdukurve që kanë dhënë gjakun për provat e ADN-së për herë të parë do të munden të shohin në internet se në ç’fazë është rasti i tyre», sqaron Bomberger.

Në Ballkan llogariten rreth 14500 persona të zhdukur gjatë luftërave në ish Jugosllavi. Bomberger ka kërkuar nga autoritertet serbe, bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet e Kosovës të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të 1821 personave të zhdukur.

Ajo tha se procesi i identifikimit të personave të pagjetur në Kosovë ka arritur në një pikë të vdekur pasi nuk ka informacione të reja për varre të mundshme masive.
Ky Komitet do të publikojë në muajin mars një raport të plotë mbi gjendjen e personave të pagjetur në Kosovë.
XS
SM
MD
LG