Ndërlidhjet

Baharein: Varrosen katër të vrarët në protesta



Katër protestuesit e vrarë gjatë protestave në Baharein do të varrosen gjatë ditës së sotme. Analistët mendojnëse ceremonitë mortore mund të shërbejnë si mundësi për përplasje të reja me forcat e sigurisë.

Të katër u vranë kur forcat e rendit i dëbuan protestuesit me forcë nga sheshi qëndror në kryeqytetin Manama. Mbi 200 veta u plagosën gjatë përleshjeve.

Ushtria tani kontrollon pjesën më të madhe të Manamas dhe i ka tërhequr vërejtjen njerëzve të qëndrojnë larg nga sheshi qëndror.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se dhuna në Baharein është shqetësuese. Sekretarja amerikane e Shtetit bëri thirrje që t'i jepet fund dhunës.

"Kam folur me homologun tim në Baharein dhe i shpreha shqetësimet tona të thella lidhur me veprimet e forcave të sigurisë. Përsërita se duke pasur parasysh që të premten do të mbahen funeralet dhe është falja të mos kemi akte dhune", tha Klinton.

Bahareini është aleat strategjik i SHBA-ve dhe bazë e Flotës së pestë të marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG