Ndërlidhjet

logo-print

Kina konfirmon dënimin ndaj gjeologut amerikan



Gjykata e apelit në Pekin i ka lënë dënimin me tetë vjetë burg gjeologut amerikan të dënuar për nxjerrjen e sekreteve shtetërore.

Gjykata nuk i pranoi argumentat e Xue Fengut se informacionet e mbledhura prej tij rreth industrisë së naftës në Kinë ishin publike dhe jo sekrete shtetërore.

Ambasadori amerikan në Pekin bëri thirrje për lirimin e Fengut duke ngritur pikëpyetje mbi punën e gjykatës.
XS
SM
MD
LG