Ndërlidhjet

Obama: Miqësia SHBA-Kosovë do forcohet


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Trevjetori i pavarësisë së Kosovës "është kohë reflektimi rreth betejës së gjatë të Kosovës për pavarësi, e njëherësh duhet të shikojmë drejt së ardhmes për më shumë përparim dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës", shkruhet në urimin e presidentit amerikan, Barak Obama.

"Në Amerikë, ata që i kanë rrënjët apo të afërmit në Kosovë, mund të jenë krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm të bërë në tri vitet e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia mes kombeve tona do të forcohet në vitet në vazhdim", përfundon mesazhi i Obamës.

Edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ia ka uruar Kosovës trevjetorin e pavarësisë, duke thënë se Uashingtoni është i përkushtuar për ardhmërinë e saj.

Shtetet e Bashkuara “janë të përkushtuara për të ardhmen tuaj dhe ne jemi të nderuar të jemi miqtë dhe partnerët tuaj”, thuhet në deklaratën e zonjës Klinton.

“Ju po e vijëzoni të ardhmen e re për vendin tuaj dhe për rajonin”,
ka thënë Hillari Klinton, duke shtuar se përvjetori është “rast i përshtatshëm për liderët e zgjedhur të Kosovës, ta forcojnë përsëri përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë dhe transparencë, që janë esenciale për përmbushjen e integrimit euro-atlantik”. (i.b.)
XS
SM
MD
LG