Ndërlidhjet

24 të vdekur në protestat në Libi



Raportet nga Libia flasin për vazhdim të protestave edhe gjatë natës derisa e enjtja ishte quajtuar si "Dita e Zemërimit" kundër qeverisë.

Mijëra veta kanë dalë në rrugët e Bengazit, qyteti i dytë më i madh në vend si dhe në qytetin fqinj të al-Baidas. Ka pasur informacione për trazira dhe në disa qytete të tjera.

Human Rights Watch deklaroi se nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë vdekur 24 veta.

Funeralet e disa prej të vrarëve pritet të mbahen gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG