Ndërlidhjet

Iran:"Dita e Urrejtjes" kundër opozitës



Në Teheran po zhvillohet demonstrata e sponsorizuar nga qeveria për t'i lejuar mbështetësit e regjimit që ta shfaqin "urrejtjen" e tyre ndaj opozitës.

Pas faljes së të premtes, televizioni shtetëror shfaqi pamje të turrmave të mëdha që brohoritnin parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Pjesëmarrësit gjithashtu bënë thirrje për ekzekutimin e liderëve të opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, të cilët aktualisht ndodhen në arrest shtëpiak.

Televizioni raportoi se tubime të ngjashme mbahen edhe në qytetet tjera të Iranit.

Opozita nxorri në shesh të hënën dhjetëra mijë njerëz. Dy veta u vranë në përleshjet me forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG