Ndërlidhjet

Jeremiq: Serbia synon kompromis rreth Kosovës



Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, tha se Serbia angazhohet për arritjen e një kompromisi rreth Kosovës, i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët dhe do të mundësonte zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Duke folur në Universitetin e Harvardit, Jeremiq ka theksuar se kjo është e vetmja mënyrë që të arrihet deri te zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime me Prishtinën, dhe ka shtuar se për të arritur deri te paqja e qëndrueshme dhe e drejtë, të gjitha palët duhet të heqin dorë nga kërkesat maksimaliste të tyre.
XS
SM
MD
LG