Ndërlidhjet

Bahrein: Gaz lotsjellës kundër protestuesve


Ushtarët në Bahrein kanë përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë mijëra protestuesit, të cilët po e sfidojnë ndalesën e qeverisë dhe u nisën drejt sheshit kryesor në kryeqytetin Manama.

Dhuna shpërtheu disa orë pas ceremonialit të varrimit të protestuesve që e humbën jetën dje në vërsuljen brutale të policisë kundër demonstruesve, të cilët kërkojnë përmbysjen e regjimit monarkist të sunitëve në Bahrein, ujddhesë me shumicë shiite.

Bahreini është aleat strategjik i Uashingtonit dhe bazë e Flotës së pestë amerikane.
XS
SM
MD
LG