Ndërlidhjet

Berlin: Shfaqet "Falja e Gjakut"



Filmi "Falja e Gjakut", vepër e regjisorit amerikan Xhoshua Marston, e ka përmbyllur garën për çmimin Ariu i Artë në festivalin në Berlin.

Filmi bën fjalë për historinë e dy të rinjve shqiptarë, Nikut dhe Rudinës, babai i të cilëve Marku është akuzuar për vrasje pas një mosmarrëveshjeje për tokën me një familje tjetër.

Sipas Kanunit, hakmarrja e detyron Markun të fshehet nëpër male, anëtarët e familjes së tij mbeten të ngujuar, ndërsa familja tjetër e vajton humbjen.

Çmimi Ariu i Artë ndahet të shtunën.

Marston e fitoi Ariun e Argjendtë në Berlinalen 2004, dhe është nominuar një herë për çmimin Oskar.

Xhoshua Marston pos tjerash ka bërë edhe regjinë e serialit "Rendi dhe Ligji".
XS
SM
MD
LG