Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Opozita kërkon largimin e Berishës



Dhjetëra mijë përkrahës të opozitës në Shqipëri kanë marshuar sot në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Qindra policë i mbronin ndërtesat qeveritare, ku katër njerëz u vranë në përleshjen e protestuesve me policinë në 21 janar.

Socialistët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzojnë për korrupcion dhe manipulime në zgjedhjet e vitit 2009.

Berisha ka hedhur poshtë kërkesën dhe e ka akuzuar opozitën për tentim grusht shteti.
XS
SM
MD
LG