Ndërlidhjet

Çeki: Gjykata e vogël për ushtarakët e korruptuar



Gjyqit në qytetin Budejovice të Çekisë i kanë dalur telashe në gjykimin e 54 të akuzuarve për korrupcion në armatë, sepse bankat e të akuzuarve nuk kishin vend për të gjithë.

"Nuk mbajmë mend ndonjë gjykim me aq shumë të akuzuar. Deri tash maksimumi kanë qenë 21 të pandehur menjëherë", tha zëdhënësja e gjyqit rajonal, Ivana Vobejdova.

Të 54 të punësuarit në armatë akuzohen për korrupcion dhe për manipulime me furnizimet publike në periudhën 2005-2007.
XS
SM
MD
LG