Ndërlidhjet

Mbreti i Bahreinit ofron dialog


Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa al-Khalifa, ka bërë thirrje për dialog kombëtar, me synim fundin e trazirave që kanë lënë katër protestues të vdekur dhe disa të plagosur.

Anëtarët e grupit më të madh të opozitës shiite kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe tërheqjen e ushtrisë nga rrugët e Manamas, para se të marrin ndonjë ofertë dialogu.

Protestuesit në Gjirin Persik, i cili përbëhet nga shumica shiite, kërkojnë largimin nga pushteti të familjes mbretërore sunite.
XS
SM
MD
LG