Ndërlidhjet

SHBA i vë veto rezolutës së OKB-së


Shtetet e Bashkuara i kanë vënë veto rezolutës së Këshilit të Sigurimit të OKB-së, e cila dënon ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territorin palestinez, ndërsa 14 anëtarët tjerë të Këshillit kanë votuar në favor të saj.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Suzan Rajs, tha se vetoja “nuk duhet të keqkuptohet dhe të nënkuptojë se ne e mbështesim aktivitetin e kolonizimit”.

Palestinezët kanë thënë se vetoja e SHBA-ve ndaj rezolutës dëmton qëllimin e paqes, duke lënë Izraelin të largohet nga detyrimet e tij.

Ambasadori britanik, Mark Liall Grant, duke folur në emër të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, ka dënuar ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG