Ndërlidhjet

Armata e Egjiptit nuk do t’i lejojë grevat


Udhëheqësia ushtarake e Egjiptit ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë vazhdimin e grevave dhe të protestave që prishin ekonominë e vendit. Deklarata vjen pasi mijëra veta u mblodhën në qendër të Kajros, për të festuar ditën e shtatë të dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak.

Protestuesut thanë se “Marshi i fitores” po ashtu kishte për qëllim të përkujtonte armatën se egjiptianët presin reforma të vërteta demokratike në periudhën pas Mubarakut.

Në anën tjetër, liderët opozitarë kanë thënë se janë lënë jashtë procesit të rishkrimit të kushtetutës së re. Ata kanë kërkuar lirimin e të burgosurve politikë dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG