Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Mbi 80 viktima në Libi


Organizata Human Rughts Watch ka bërë të ditur se numri i viktimave nga përleshjet në Libi ka arritur në 84. Shumica e tyre kanë pësuar në qytetin Bengazi, ku 35 të vrarë janë raportuar vetëm nga një spital.

Të paktën katër qytete të tjera të Libisë lindore janë zhytur në protesta, ndërsa Aeroporti i Bengazit është mbyllur pas njoftimeve se protestuesit kanë marrë kontrollin e tij.

Faqet e internetit, përfshirë Facebook-un dhe al-Jazeeran arabe, janë bllokuar, derisa shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.
XS
SM
MD
LG