Ndërlidhjet

Opozita në Bahrein refuzon ofertën për dialog


Opozita shiite në Bahrein ka refuzuar ofertën e mbretit për dialog kombëtar. Anëtarët e bllokut opozitar thanë se qeveria fillimisht duhet të japë dorëheqje dhe të tërheqë ushtrinë nga rrugët e kryeqytetit Manama.

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa al-Khalifa, ka bërë thirrje për bisedime, me synim fundin e trazirave që kanë lënë katër protestues të vdekur dhe disa të plagosur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka kërkuar Manamas të respektojë të drejtat universale të popullit dhe të përkrahë reformat kuptimplota.

Protestuesit në Gjirin Persik, i cili përbëhet nga shumica shiite, kërkojnë largimin nga pushteti të familjes mbretërore sunite.
XS
SM
MD
LG